83.331.374 persona raportohet se janë infektuar me virusin COVID-19.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 1. 817.363 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 59.79.485 janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 20. 237.964 raste, pastaj India me 10.282.624 raste dhe Brazili me 7. 619.970 raste.
Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 51.328 raste nga 183. 513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.335 raste të vdekjes, raporton Periskopi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë në vend derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.586.