Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dekretuar Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin në detyrat e reja në ministri përkatësisht tek ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, përcjell InLajmi.
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, njoftoi ndryshimet në qeveri.
Ai ka falënderuar Gent Cakajn për punën gjatë kryesimit të OSBE-së, ndërsa vendosi të rikthejë Peleshin në qeveri.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në njoftim./InLajmi/