Policia e Kosovës po vazhdon me gjobitjen e qytetarëve, të cilët nuk po respektojnë masat e caktuara nga institucionet, që kanë të bëjnë me kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, përcjell InLajmi.
Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 457 gjoba për mosprespektim të masave anti-Covid.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka gjobitur edhe 702 qytetarë të tjerë, si pasojë e shkeljes së rregullave të trafikut./InLajmi/