Një ditë para përfundimit të vitit 2020, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një videomesazhi ka falënderuar të gjithë shqiptarët në prag të Vitit të Ri, përcjell InLajmi.
Ai theksoi se veçon sakrificat e mjekëve, ndërtuesve, shpëtuesve të jetëve e në veçanti të shqiptarëve të zakonshëm.
Postimi i plotë i tij:
“Në mbyllje të këtij viti të jashtëzakonshëm në historinë e jetës sonë, përulem me #RESPEKT e #MIRËNJOHJE ndaj çdo shqiptari, që me rezistencën e me punën e tij i dha përpjekjes sonë karakterin e saj të fortë përballë sfidash kaq të mëdha, ndërsa mua vetë më dha me forcën e shembullit, energjinë e kurajon për t’u zgjuar çdo ditë me dëshirën e madhe që të jap gjithçka mundem, për Shqipërinë e për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në këtë përballje të pashoqe”./InLajmi/