Në Prishtinë ka filluar ndërtimi i Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim ndërmjet komunës së Prishtinës dhe TIKA-s, përcjell InLajmi.
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se planifikohet që ky projekt të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.
Postimi i plotë i tij:
“Sot zyrtarisht shënuam fillimin e punimeve në Qendren e parë në Kosovë për Sindromën Down dhe Autizëm. Ky bashkëfinancim me Tikën shënon projektin e radhës me Tika për barazinë sociale dhe shërbime për grupe te margjinalizuara. Qendra do të jetë gati në afat prej 365 ditësh! Qendra do të jetë institucion komunal që ofron shërbime të përballueshme dhe do të menaxhohet në bashkëpunim me shoqatat e Sindromes Down dhe Autizmit!”./InLajmi/