• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Lladrovci uron veteranët, kujton Jasharajt, Thaçin, Veselin dhe të tjerët në Hagë

J G nga J G
30 December 2020
në Politikë
0 0
0
Lladrovci uron veteranët, kujton Jasharajt, Thaçin, Veselin dhe të tjerët në Hagë
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e Ditës së Veteranëve, ka dëshmuar për këtë ditë, ngjarjet e kësaj dite dhe ditëve në vijim, datë që shënon fitoren e parë frontale të Jasharajve kundër rrethimit të forcave serbe, më 30 Dhjetor 1991, përcjell InLajmi.

Ramiz Lladrovci tha se Dita e Veteranëve na gjen pa 2 udhëheqësit e drejtuesit më të shquar pas Marsit legjendar të Jasharajve, Hashim Thaçin e Kadri Veselin e të tjerët në mesin tonë.

Postimi i plotë i tij:

“Të nderuar veteranë, urime Dita e Veteranit!
Pak histori
Kjo ditë është ditë lavdie e krenarie dhe me të drejtë, qëndresa e Jasharajve është identifikim i kësaj dite, për ushtrinë që do të vije, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është ditë e fitores së parë frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga Komandanti ynë legjendar, Adem Jashari.
Ajo ditë është ndër ditët me kujtimet e mia më krenare, sepse, mu besua strehimi i çlirimtarëve të paepur, të cilët me rezistencë frontale, i kishin detyruar trupat serbe të tërhiqen me turp.
Organizimi për çlirim i atëhershëm ishte vënë në sprovë në acarin e asaj dite dhe ia kishte dalë me sukses ta përcillte mesazhin nga Prekazi se këtu ka zot, se ne jemi gjallë. Qëndresa e Jasharajve do të jetë fillim shembullor, ashtu siç ndodhi në dy sulmet e mëvonshme që do të bëjnë historinë e madhe për çlirim.
Posa jam informuar se janë sulmuar Jasharajt, në mëngjes nga Elmi Zeka, me të dhe bashkë me Imer Lladrovcin, kemi takuar Jakup Krasniqin në Drenas. Pastaj, kemi shkuar te shtëpia-shkollë në lagjen Berisha në Kishnarekë, e kemi marrë edhe Gani Sylën e Azem Sylën. Azem Sylën e kemi lënë në Komoran për të vazhduar për Prishtinë që t’i njoftojë shokët, ne të tjerët jemi mbledhur në Drenas. Aty së bashku me Shaban Shalën, Idriz Hysenin, Sinan Gashin, Mehdi Bardhin dhe të tjerë, në zyrën e Daut Zeqirit nga Tetova, kemi diskutuar për gjendjen dhe hapat e mëtejmë.
Aty i kemi pritur edhe përfaqësuesit e fshatrave për të organizuar prita dhe për të ngritur pika të reja të mbrojtjes nëse forcat serbe sërish drejtohen drejt Prekazit. Ky alarm për organizim në terren, si duket ka nxitur informatorët të japin sinjale se sulmet ndaj Prekazit, do të gjejnë rezistencë gjithandej Drenicës. Ky lloj sulmi, vërtetë nuk është përsëritur më, deri më 22 janar 1998.
Nga Drenasi deri në shtëpinë e Gani Kocit kemi arritur me makinën time, bashkë me Jakup Krasniqin, Elmi Zeken dhe Zeqir Bekollin, e kemi lënë makinën aty ndërsa këmbë kemi hyrë në Prekaz ku Zeqiri ka bërë fotot e njohura edhe të 9 autoblindave nga rrethimi i Jasharajve.
Pasi kemi marrë kontakte me Ademin dhe shokët, e kemi lënë të takohemi në shtëpi te Gani Koci. Aty jemi takuar dhe kemi biseduar gjatë se si të veprojmë tutje. Aty me çlirimtarët ka mbetur Elmiu që e ka njohur Ademin dhe të tjerët, ndërsa e kam kthyer Jakupin e Zeqën në Drenas dhe prapë jam kthyer në Polac sërish te Gani Koci bashkë me Gani Sylën dhe Idriz Hysenin.
Në mbrëmje, Adem, Hamëz e Rifat Jashari dhe bashkëluftëtarët Sahit Jasharin, Ilaz Kodrën, Fadil Kodrën e të tjerët i kemi përcjellë për shtëpi te Elmi Zeka për strehim në Abri.
Të nesërmen, jemi takuar në Negroc te shtëpia e Jakupit, ku e kemi pritur ndërrimin e motmoteve dhe na është bashkuar edhe Maliq Vilaku e Xheladin Gashi. Pas qëndrimit rreth dy- tri orë, i kemi derguar për strehim te Shaban Shala, nga aty, pas disa ditësh, çlirimtarët janë strehuar në Siqevë, në familjen e Avdi Rracit.
Komandanti legjendar Adem Jashari me shokë, ma kanë besuar strehimin e tyre. Ky besim, ishte besim i jetës së tyre në zgjedhjen që do të bënim se ku do të qëndronin më tutje pas sulmit të forcave serbe.
Me Hashimin, Kadriun, Shabanin, Elmiun dhe Idrizin jemi kujdesur për furnizim të çlirimtarëve me dokumente, rroba dhe municion.
Sot, e kujtoj me nderim edhe falënderoj Familjen Zeka, Familjen Shala, Familjen Rraci dhe Familjen Krasniqi. Disa prej tyre, nuk e kishin njohur as e kishin ditur se kush ishte Adem Jashari dhe për herë të parë e kishin takuar gjatë strehimit. Në veçanti e kujtoj plakën fisnike të Rracve, e cila kur i strehoi ka thënë se “pa iu shemb temelet e kullës së Rracve, gja e keqe nuk ju ndodh”. Ashtu edhe ndodhi, ishte mikpritje e paharrueshme.
Edhe sot, kur e mendoj besimin e jetës së tyre për strehim te njerëzit që ne i kemi përzgjedhur e të cilët ata nuk i kanë njohur, ndjej respektin e thellë ndaj asaj përgjegjësie që ma besoi Komandanti legjendar Adem Jashari, Hamza dhe bashkëluftëtarët tjerë.
Sulmi i forcave serbe kundër Jasharajve heroik i 30 Dhjetorit 1991, do të vijoj më 22 Janar 1998 dhe 5, 6 e 7 Mars 1998, dhe historia vijon me Epopenë çlirimtare.
Sot, Dita e Veteranëve na gjen pa dy udhëheqësit e drejtuesit më të shquar pas Marsit legjendar të Jasharajve për çlirim, pa bashkëluftëtarët tanë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin e të tjerët në mesin tonë. Andaj kjo ditë, le të jetë ditë nderimi edhe për veteranët, edhe për të gjithë të ndaluarit në Hagë, të cilët padrejtësisht mbahen larg atdheut.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderim i përjetshëm për Komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari!
Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!”./InLajmi/
Tags: Dita e VeteranëveFamilja JashariRamiz Lladrovci
Postimi i mëparshëm

Osmani viziton familjen e heroit Agim Ramadani

Postimi tjetër

Hoti: Në LDK s’pati asnjë votë kundër apo abstenim për kandidaturën e tij

Të ngjajshme Postime

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?
Politikë

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë
Politikë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Politikë

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni
Politikë

Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

23 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht
Politikë

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Postimi tjetër
Hoti: Në LDK s’pati asnjë votë kundër apo abstenim për kandidaturën e tij

Hoti: Në LDK s’pati asnjë votë kundër apo abstenim për kandidaturën e tij

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu