Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka adresuar homologut të tij, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admiralit Robert Hranj, ku shprehë shqetësimin e thellë pas pasojave të tërmetit në Kroaci si dhe vullnetit e gatishmërisë së plotë për dërgimin e njësive të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit, përcjell InLajmi.
Letrës në fjalë i është përgjigjur shefi i Shtabit të Forcave të Kroacisë, ku ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen dhe se do të kërkojnë për ndihmë nga ekipet e Kosovës nëse është e nevojshme.
Letra e plot e tij:
“ I nderuar gjenerallejtënant Rama,
Kam marrë letrën Tuaj dhe ne të gjithë jemi mirënjohës për mbështetjen vetëmohuese të ofruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Forcat e Armatosura Kroate po ndihmojnë dhe mbështesin popullsinë lokale me aftësitë dhe burimet tona, dhe ne e vlerësojmë reagimin tuaj të menjëhershëm. Ne nuk do të hezitojmë të kërkojmë për ndihmë nga ekipet tuaja nëse është e nevojshme.
Edhe një herë, faleminderit, faleminderit Kosovë!”
Sinqerisht,
Admirali Robert Hranj
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm
Forcat e Armatosura Kroate