Nga të dhënat e IKSHPK-së është bërë e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur 7 persona nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
2 raste të vdekjes kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, ndërsa raste të tjera janë nga komunat Deçan, Ferizaj, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (73 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./InLajmi/.