Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është shpallur zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryeministër, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë, duke lavdëruar punën e Hotit.
“Vlerësimet tona janë se Qeveria s’ka ra si pasojë e mospunës. Gjithë kjo ka ndodhë, jashtë fajit të Qeverisë. Z. Hoti ka punuar drejt, ka treguar drejt, se edhe vet edhe Qeveria zbaton Ligje”.
“Kjo na ka shty që edhe të jetë kandidat i yni për kryeministër”./InLajmi/.