Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet është duke vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), për koronavirus, përcjell InLajmi.
Testimi ka filluar këtë të martë ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të testohen.
Drejtori i këtij institucioni Naser Ramadani, tha se gjatë së martës janë testuar 400 qytetarë, kurse veç deri në orën 10:00 kanë testuar mbi 100 persona.
“Kanë dalë pritshmërinë tona pasi e kemi pritur që gjatë ditës se sotme do të rritet numri”.
Mes tjerash Ramadani tha që për dallim me numrin e testimeve ka pasur një numër të vogël të rasteve pozitive./InLajmi/.