Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar pikën kufitare në Merdare, ku po kalojnë mijëra vetura të bashkatdhetarëve tash e disa muaj, përcjell InLajmi.
Ai tha se pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.
Postimi i plotë i tij:
“Mirë se vini bashkatdhetarë
Sot vizitova pikën kufitare në Merdar për të mirëpritur bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Aty u informova nga zyrtarët doganorë dhe Policia e Kosovës për numrin e mërgimtarëve që po hyjnë në vendin tonë përmes kësaj pike kufitare. Pritjet e bashkatdhetarëve në pikën kufitare në Merdar janë minimale.
Ju uroj mirëseardhje nga zemra mërgimtarëve tanë në vendlindjen e tyre. Bashkatdhetarët i japin gjallëri festave të fundvitit dhe janë infuzioni i vërtetë ekonomik i vendit tonë. I falënderoj nga zemra për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre”./InLajmi/