Buxheti është miratuar me procedurë të shpejtë me një mocion procedural të propozuar nga deputetët.
Pra në këtë formë, amandamentet nga 1 deri 13 janë votuar si pako.
Teksa pas kësaj, si pako janë votuar edhe amandamentet nga 13 deri në 150 të cilat janë pa përkrahjen e komisionit funksional. Të njëjtat nuk janë miratuar përveç njërës, shkruan lajmi.net.
Buxheti mori 85 vota pro, zero kundër dhe zero abstenime.