Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.
15 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, shtatë prej tyre me djegie të fytyrës dhe duarve
Drejtori ka falënderuar stafin shëndetësor për trajtimin e të lënduarve. Ai, iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe kthim në familjet e tyre, transmeton Telegrafi.
Nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, 15 persona sot kanë marrë lëndime trupore, ndërsa prej tyre shtatë janë me djegie të fytyrës dhe duarve.