Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka konfirmuar se nuk është pjesë e garës për kryeministër brenda LDK-së, përcjell InLajmi.
Haziri tha se në këto zgjedhje do t’i kontribuojë LDK-së nga pozita e shefit të shtabit zgjedhor.
Postimi i plotë i tij:
“Sonte, bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mbajtëm takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar, kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.
Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.
Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!”./InLajmi/