Gent Cakaj, i cili sot dha dorëheqje nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka sqaruar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë, edhe për një periudhë të gjatë.
Ai thotë se s’do të jetë as pjesë e PDK-së, siç është folur, përcjell Periskopi.
‘’Nuk planifikoj të bëhem pjesë e PDK-së e asnjë partie tjetër. S’do të përfshihem në zgjedhjet më Kosovë. Nuk e di se si do të përfshihem në politkë tutje, por është e sigurt se nuk do t’i bashkohem asnjë partie politike të Kosovës. Por, do të punoj deri në prill në Shqipëri që të mos ketë vakuum dhe më takon të ofroj mbështetjen time deri në një kohë të caktuar”, theksoi ai.