Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se është gatshme ta marrë vaksinën kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Një deklaratë të tillë ajo e bëri pas vizitës në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
“Unë kam diskutuar me një numër të madh me partnerët përfshirë edhe BE-në, kemi vonesa që nuk do të duhet të arsyetoheshin. Shtet të tjera janë para nesh. Do të kërkojmë nga shtete që kanë shtesa”.
“…sapo që ajo të jetë e disponushme për ne natyrisht që do ta marrë vaksinën. Por prioritet e kemi vaksinimin e të tjerëve”.
“Ne jemi njoftuar se institucionet e drejtësisë janë duke hetuar rastin kjo është shkelje flagrante nga Serbia. Kjo dëshmon që Serbia është vetëm nënshkruese e jo zbatuese, por është edhe mungesë e institucioneve, po shfrytëzohet për destabilizimi të situatës”./InLajmi/

















