IKSHPK njofton së gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 109 raste pozitive me koronavirus me gjurmimin e kontakteve në teren, përcjell InLajmi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 744 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 109 raste pozitive”.
Ndërkaq numri i të shëruarve gjatë 24 orëve ka arritur në 454 pacientë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.
Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë ./InLajmi/