Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës pas miratimit të vendimit të Qeverisë për shfuqizimin e pjesshëm të Udhëzimit Administrativ i nxjerr nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, tani këkohet që edhe Udhëzimet tjera të shfuqizohen.
“Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e kryesuar nga Fadil Berjani i është drejtuar me shkresë falenderuese Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti për vendimin e miratuar në mbledhjen e 52-të të Qeverisë me datë 24 dhjetor 2020. Me këtë vendim të miratuar është mundësuar shfuqizimi i pjesshëm i Udhëzimit Administrativ – Nr. 06/2019 për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, i nxjerrë nga MTI.”, thuhet në kërkesën e tyre, përcjell Ekonomia Online.
“Me këtë rast Kryetari i Shoqatës ka kërkuar që përveç Udhëzimit Administrativ të lartëcekur të shfuqizohen edhe Udhëzimet tjera Administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020, gjithashtu të nxjerra nga MTI, që sipas Shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë”, thuhet tutje.