Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Bulliqi ka premtuar bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve .
Postimi i plotë i tij:
“Takim me u.d. Presidenten Vjosa Osmani
Sot pritëm në takim u.d. Presidenten Vjosa Osmani, e cila ka vizituar Podujevën. Me këtë rast zonja Osmani më ka uruar për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe na uroi suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë.
E falënderova u.d. të Presidentes Vjosa Osmani për vizitën dhe u zotova për bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës.
Pas takimit, kemi bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci”./InLajmi/