• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Në BE hasen probleme gjatë vaksinimit maratonë

J G nga J G
28 December 2020
në Editorial & Opinion
0 0
0
Në BE hasen probleme gjatë vaksinimit maratonë
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata e Bashkimit Evropian për të vaksinuar banorët e bllokut kundër Covid-19-s, pati një fillim të pabarabartë të asaj çka pritet të jetë një përpjekje maratonë për të imunizuar 450 milionë njerëz me qëllimin për të mposhtur pandeminë. Procesi nisi në fundjavë me punonjësit e shëndetësisë dhe banorët e shtëpive të kujdesit shëndetsor si ndër të parat grupe që morën vaksinën e Pfizer/BioNTech-ut, e cila duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta.

Por procesi shënoi disa problematika që prej fillimit. Zyrtarët në Gjermaninë jugore thanë të hënën se do të hidhnin rreth 1000 doza pasi zbuluan se ato nuk ishin ruajtur në temperaturën e duhur. Kontrolli i temperaturës gjithashtu shkaktuan vonesa në dorëzimin e dozave në Spanjë.

Në Itali ndërkohë disa politikanë u ankuan se Gjermania, shteti anëtar më i madh i BE-së dhe shtëpia e BioNTech-ut mund të marrë më shumë doza nga sa i takojnë.

Problemet janë një provë e hershme e vendimit të BE-së për t’i blerë vaksinat së bashku, gjë që ka lënë bllokun pas Shteteteve të Bashkuara, Britanisë, Izraelit dhe Zvicrën në miratimin dhe administrimin e vaksinave të para.

BE-ja do të marrë 12.5 milionë dozat e para të vaksinës së Pfizer-it deri ditën e Vitit të Ri. Shpërndarja e 200 milionë dozave në 27 vendet e saj anëtare do të përfundojë deri shtatorin e ardhshëm. Vaksina merret në 2 doza.

Ndërkaq po zhvillohen bisedime mbi shpërndarjen e 100 milionë dozave të tjera jo detyruese sipas kontratës së nënshkruar me dy kompanitë, thotë BE-ja.

Por BE-ja ka nënshkruar marrëveshje edhe me prodhues të tjerë të vaksinave krahas Pfizer-it, mes tyre Moderna dhe AstraZeneca, me të cilat ka rënë dakord për më shumë se 2 miliardë doza në total. Planet janë që të vaksinohen të gjithë të rriturit deri në fund të vitit të ardhshëm.

Borrell akuzon Rusinë për përhapjen e dezinformacionit mbi vaksinat perëndimore.

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian tha të hënën se media publike ruse ka përhapur informacion të rremë mbi vaksinat evropiane dhe amerikane që luftojne Covid-19 në ato vende ku Moska dëshiron të shesë vaksinën e saj.

“Zhvilluesit e vaksinave perëndimore po tallen hapur prej medias shumëgjuhëshe të kontrolluar nga shteti rus, gjë që ka çuar në disa raste në pretendime absurde se vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë”, shkruante Josep Borrell në një postim në blog.

Moska vazhdimisht i ka mohuar këto akuza dhe pretendon se Sputnik V është në shënjestër të një fushate dezinformimi të mbështetur nga të huajt.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë vendit, nuk iu përgjigj kërkesës për koment mbi deklaratën e zotit Borrell. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu nuk ka pranuar deri tani të komentojë. Roskomnadzor, mbikëqyrësi i medias ruse, nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Kur prodhuesi i ilaçeve AstraZeneca, i cili po punon me Universitetin e Oksfordit për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19-s, ndaloi testet klinike në shtator për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme që u vu re tek një vullnetar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Sputnik V ishte më i besueshëm, ndërsa vaksina kandidate britanike ishte një “vaksinë për majmunë”, siç tha ai, transmeton VOA.

Javën e kaluar Rusia dërgoi grupin e saj të parë të vaksinave kundër koronavirusit në Argjentinë si pjesë e një marrëveshjeje prej 10 milionë dozash. Ajo ka nënshkruar marrëveshje edhe me një numër vendesh të tjera të Amerikës Latine dhe Azisë. Të dyja dozat e vaksinës ruse kushtojnë më pak se 20 dollarë për person.

Tags: BEKoronavirusiPfizer/BioNTechVaksina anti-Covid
Postimi i mëparshëm

Kryetari i Vushtrrisë: Projektbuxheti i vitit 2021 është i padrejtë

Postimi tjetër

Hoxhaj bisedon më këshilltarin e Merkel: Kosova është me fat që ka miq si Gjermania

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Hoxhaj bisedon më këshilltarin e Merkel: Kosova është me fat që ka miq si Gjermania

Hoxhaj bisedon më këshilltarin e Merkel: Kosova është me fat që ka miq si Gjermania

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu