• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Minsitri Quni lavdon punën e FSK-së

J G nga J G
28 December 2020
në Politikë
0 0
0
Minsitri Quni lavdon punën e FSK-së
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, numëruan sukseset e ministrisë dhe të FSK-së përgjatë këtij viti, përcjell InLajmi.

Ata shprehën kënaqësinë për aktivitetet e realizuara në funksion të përmbushjes së objektivave të tij strategjik vjetor, që ndikojnë fuqishëm në realizimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes:

“Të dashur, nëpunës e zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes,
Ushtarë, nënoficerë, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Ushtarë, nënoficerë, oficerë e zyrtarë të vendeve e forcave partnere,
Të nderuar ju gazetarë e medie dhe aktivistë të shoqërisë civile,
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Në cilësi të bashkëkombësit, bashkëluftëtarit, bashkëveprimtarit, e bashkëpunëtorit tuaj, kam nderin, privilegjin por më shumë përgjegjësinë t’u drejtohem në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes në prag të festave të fund vitit dhe përmbylljes së vitit të dytë të funksionimit si ushtri e vendit.
Bazuar në legjislacionin dhe programin e qeverisë si dhe Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit në fillim të vitit përcaktova objektivat e mi strategjik. Duke pasuar në përgjegjësi shtetërore, mikun, bashkëluftëtarin e bashkëpunëtorin tim, ish-ministrin Berisha si dhe ish-bashkëpunëtorët tjerë e pata shumë më të lehtë të vazhdojmë rrugën përpara.
Përkundër përballjes me pandeminë COVID-19, respektivisht potencialit tonë të angazhuar në emergjencën shtetërore, si dhe bashkë me kufizimet e shkaktuara buxhetore, me kënaqësi mund të konstatoj se të gjitha objektivat, projektet dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2020, i kemi realizuar me sukses e në disa fusha edhe i kemi tejkaluar ato.
Krahas obligimeve të përcaktuara në bazë të planit përkatës, me sukses arritëm të mirëmbajmë dhe avancojmë edhe më tej aftësitë dhe kapacitetet operacionale aktuale në mbështetje të autoriteteve shtetërore, civile dhe qytetarëve tanë.
Bazuar në planin e tranzicionit kemi avancuar me sukses dhe tranzicionin dhe krijimin e kapaciteteve të para funksionale të mbrojtjes së territorit.
Jemi në proces të përmbylljes me sukses të plotë të rekrutimit të 400 ushtarëve të rinj duke ngritur përqindjen e përfaqësimit të komuniteteve në 8% e sidomos atë të komunitetit serb, si dhe duke ngritur përqindjen e gjinisë femërore në 11%.
Ne do të vazhdojmë të jemi të hapur për të gjitha komunitetet që shprehin vullnetin të bëhen pjesë e FSK-së për të shërbyer në të mirë të vendit dhe qytetarëve.
Kemi realizuar procesin e përzgjedhjes së gjeneratës 2024 të kadetëve të Qendrës së Studimeve Universitare si institucion i akredituar akademik e profesional me plan program të ngjashëm me akademitë më bashkëkohore të vendeve të NATO-së.
Krahas planit të arsimimit e trajnimit brenda vendit kemi realizuar edhe shkollimet, kurset, trajnimet, stërvitjet e garat ndërkombëtare me suksese të jashtëzakonshme të pjesëtarëve dhe njësive tona pjesëmarrëse, siç kemi edhe kuadrot e para nga West Point-i i famshëm të pasuar edhe me kuadrot e reja në të dhe akademinë e forcave ajrore amerikane.
Krahas vizitave, pritjeve, takimeve e kontakteve tjera zyrtare të niveleve më të larta me vendet partnere, kemi përfaqësuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona në Konferencën e Kartës së Adriatikut, A5-SHBA, me status të anëtarit vëzhgues, ku së shpejti shpresojmë të anëtarësohemi si anëtare me të drejta e përgjegjësi të plota, si dhe për herë të parë në iniciativën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore.
Me sukses kemi arritur që të finalizojmë pjesën më të madhe të dokumenteve ligjore, doktrinare, administrative, dhe trajnuese për misionin e ri bazuar në ligjet tona në fuqi dhe në përputhje me konceptet, standardet dhe doktrinën ushtarake të Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe të vendeve tjera partnere dhe anëtare të NATO-së.
Objektivi tjetër yni është të ndërtojmë dhe zhvillojmë forca të ndërveprueshme me forcat e vendeve të NATO-s dhe partnere të saj duke besuar se së shpejti forcat tona do të angazhohen në operacione të përbashkëta paqeruajtëse për të ofruar kontributin tonë në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Me qëllim të modernizimit të forcave, kemi realizuar pjesën më të madhe të projekteve të blerjeve të sistemeve të pajisjeve, furnizimeve, automjeteve taktike, mjeteve e pajisjeve teknologjike e specialistike ushtarake si dhe projekteve infrastrukturore që mundësojnë ngritjen edhe më të lartë të gatishmërisë sonë operacionale dhe krijimin e kushteve sa më të volitshme për punë, edukim, trajnim , akomodim dhe rekreacion të pjesëtarëve tanë.
Edhe në vitin e ardhshëm synim yni do të jetë angazhimi i fuqishëm për arritjen në afatet e planifikuara të aftësive dhe kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së të cilat do të jenë në funksion të përmbushjes së misionit tonë kushtetues dhe detyrave e përgjegjësive tona ligjore.
Rezultatet e shkëlqyera dhe sukseset tona i vlerësojmë si produkt i angazhimit të përbashkët me partnerët tanë, këshilltarët bilateral, me Ekipin Këshillëdhënës të NATO-së dhe me KFOR-in që gjithmonë ishin dhe janë me ne gjatë tërë rrugëtimit tonë. Andaj të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të forcave e vendeve partnere iu shpreh vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për angazhimin e dëshmuar që ministria dhe forca jonë të jenë edhe këtë vit, për të nëntën herë me radhë, imazhi i besueshmërisë më të lartë qytetare dhe shembulli i suksesit në kuadër të institucioneve të vendit dhe më gjerë.
Në këtë moment të veçantë, edhe njëherë, shfrytëzoj rastin të falenderoj nga zemra, forcat tona dhe ushtarët e NATO-s që shërbejnë me vetmohim për sigurinë, mbrojtjen dhe kujdesin për vendin dhe qytetarët tanë.
Gjithashtu falenderoj dhe shpreh respektin e thellë për familjet tuaja për sakrificat dhe mbështetjen tuaj. Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë përgjithmonë, Juve dhe Atdheun tonë.
Në fund gazetarë e media të nderuara,
U falenderoj nga zemra, për kontributin tuaj shumë të qmueshëm që keni bërë gjithëherë, dhe bëtë edhe këtë vit për të pasqyruar në kohë, objektivitet, professionalizëm dhe me etikë gazetarske aktivitetet e Ministrisë si dhe aktivitetet dhe operacionet e FSK-së për publikun e gjerë.
Uroj që viti që vjen të jetë edhe më i mbarë e më i suksesshëm bashkë me traditën e bashkëpunimit të plotë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”./InLajmi/
Tags: Anton QuniMinistria e MbrojtjesRrahman Rama
Postimi i mëparshëm

Merkel: Mënjanoni kontaktet gjatë festave

Postimi tjetër

Vëllai hero, 7 vjeçari shpëton motrën e tij nga vdekja e sigurt

Të ngjajshme Postime

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Postimi tjetër
Vëllai hero, 7 vjeçari shpëton motrën e tij nga vdekja e sigurt

Vëllai hero, 7 vjeçari shpëton motrën e tij nga vdekja e sigurt

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu