Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka dalur me një studim të ri lidhur me preferencat e qytetarëve të Kosovës, përcjell InLajmi.
Konkretisht, PIPS ka publikuar rezultatet e anketës vjetore për perceptimet e qytetarëve kosovarë “Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi”.
Sipas këtij studimi, kancelarja gjermane, Angela Merkel është liderja e preferuar e kosovarëve, ndërkaq pas saj vjen presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./InLajmi/