Koloneli Gyrner Murati të dielen i dha fund jetës së tij në ‘’Parkun e Arbërisë’’ në Prishtinë, në orët e pasdites, përcjell InLajmi.
Nga një njoftim zyrtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, (FSK) bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00.
Sipas njoftimit varrimi do të bëhet në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës sipas rekomandimeve të IKSHPK.
Njoftimi i plotë i FSK-së
Ka ndërruar jetë pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës Kolonel Gyrner Murati .
Homazhet nga njësitë e FSK-së do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me dt. 29.12.2020 në ora 1000 , ndërsa varrimi do të bëhet po ketë ditë në ora 1500 në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës sipas rekomandimeve të IKSHPK.
Gyrner Murati ka lindur me 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët Komuna e Podujeve, ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, pas transformimit ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në pozita udhëheqëse, së fundmi Shef i Departamentit të Komunikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, pas vetës i ndjeri ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë./InLajmi/