Që nga muaji korrik e deri më sot, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK janë trajtuar 73 fëmijë me Covid-19, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi pas vizitës sot që kishte në Klinikën e Pediatrisë.
Postimi i plotë i tij:
“Fëmijët dhe COVID-19
Të nderuar prindër,
Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë një numer i fëmijëve u prek nga virusi SARS-COV2. Fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me perjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda.
Në repartin COVID të Klinikes Pediatrike të QKUK gjithsejt 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji Korrik kur u hap ky repart
Sot, vizitova 3 fëmijët që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë vërehej në fytyrat e tyre.
Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvititit të respektojmë masat anti-COVID.
T’ua ruajmë buzëqeshjen fëmijëve tanë. Të ruajmë shëndetin e tyre dhe familjarëve e më të dashurve tanë”./InLajmi/