Infermieri Enlirat Duraku, tashmë që më shumë se 2 javë ka hyrë në grevë urie, për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagës nga ana e Qeverisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Duraku i ka pyetur sot infermierët tjerë nëse do t’i bashkëngjiten edhe ata grevës.
Postimi i plotë i tij:
“2195 infermier në QKUK !
Herën e parë mbeta vetëm !
Kush me bashkangjitet në Grevë Urie dhe etje ?
A ka asi trima, guxim dhe te vendosun që me i realizu kërkesat :
1. Rritja e pagesës së natës
2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve
3. Pagesa e rrezikshmërisë në punë
Kësaj here para SHSKUK-së, batanijet i organizoj une.
Jo like postimit por PO ose JO .
Enlirat K. Duraku
Infermier COVID”./InLajmi/