Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë medalje me ”ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare, për Afrim, Ismet dhe Muhamet Shamollin, përcjell InLajmi.
Haradinaj po ashtu ka vizituar Kullën e Vehbi Shamollit, atdhetar e veprimtar i njohur, i rënë në vitin 1998.
Postimi i plotë i tij:
“Në Shalë të Lipjanit, me kolegë, miq e bashkëluftëtarë.
Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare, për Afrim, Ismet dhe Muhamet Shamollin.
Po ashtu, vizituam Kullën e Vehbi Shamollit, atdhetar e veprimtar i njohur, i rënë në vitin 1998.
Bashkë për lirinë e vendit, bashkë në ndërtimin e tij”./InLajmi/