Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia filluan fushatën e tyre të vaksinimit Covid-19 të shtunën, një ditë më parë sesa planifikimi i koordinuar i Komisionit Evropian për gjitha vendet anëtare.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian morën secila një dërgesë të parë me pak më pak se 10.000 doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të shtunën, por vaksinimi nuk supozohej të fillonte nëpër 27 vendet e bllokut deri të dielën.
Por Ministri i Hungarisë për Burimet Njerëzore, Miklos Kasler, tha në një deklaratë se vaksinat ishin dorëzuar në Qendrën Spitalore Jug-Pest në Budapest dhe se punonjësit e kujdesit shëndetësor kishin filluar të merrnin dozën e parë.
“Sot, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm në frenimin e epidemisë”, shtoi ai.
Ministria e Shëndetësisë e Sllovakisë tha në një postim në Facebook të shtunën pasdite se “vaksinimi do të fillojë sot në spitalin e fakultetit në Nitra”.
Imunizimi gjithashtu filloi në një shtëpi pleqsh gjermanë, transmeton Euronews.
Ende është e paqartë pse të dy vendet lindore filluan fushatën e tyre të vaksinimit një ditë më herët sesa ishte planifikuar përhapja e koordinuar e Komisionit Evropian.