Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj, në një intervistë të publikuar në Facebook, ka folur për angazhimin e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës, përcjell InLajmi
Ndër të tjera ajo ka thënë se shtylla kryesore e shtetit është bërë në kohën e qeverisë Haradinaj.
“Shtyllat e një zhvillimi të një shteti janë, siguria, shëndetësia, ekonomia dhe arsimi. Prandaj, i gjithë kontributi i kryetarit të AAK-së është i vëçantë në sigurinë e shtetit. Fal ti kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës, në fushën e ekonomisë, Haradinaj e ka arritur një gjigant siç është Trepça, gjithashtu ka bërë pavarësimin energjetik”, ka thënë ajo.
Tutje ajo shtoi se Ramush Haradinaj garanton siguri dhe unitet politik, dhe kjo garë për President dhe duhet të garoj për President.
“Figura e Haradinajt është me një bagazh të madh kombëtar në shërbim të qytetarëve të vendit. Kush më shumë se z. Haradinaj di si të mbrojë interesat e vendit dhe si të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë”, tha Reshitaj./InLajmi/