Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë vazhduar edhe sonte aksionin për monitorimin e zbatimit të masave kundër koronavirusit, ku darkën ua lanë në gjysmë rreth 20 personave, fytyra të njohura publike që argëtoheshin në Hotel “Garden” në Prishtinë.
Siç duket bizneset e mëdha nuk duan të ia dinë për koronavirusin, duke vazhduar punën edhe pas orarit të lejuar, deri në intervenimin e Policisë, përcjell Sinjali.
Detaje nga aksioni:
“Gjatë inspektimit në terren, Policia bashkë me Inspektoratin, morën informacione se në këtë hotel po vazhdon puna, duke u shkelur vendimet e Qeverisë.
Posa zyrtarët arritën në vendngjarje, aty gjetën rreth 20 persona duke u argëtuar gjatë orës policore”.