Situata me koronavirus vazhdon të jetë ende problematike për vendin tonë me numër të madh të rasteve pozitive, shkruan InLajmi
Sipas raportit të IKSHPK-së, komuna që paraprinë në listën me numër dukshëm më të madh të rasteve pozitive në 24 orët e fundit është ajo e Prishtinës me gjithsej 99 persona.
Poashtu kryeqyteti gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 2 persona nga koronavirusi, kurse 6 persona të tjerë ishin nga komunat Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Skenderaj dhe Vushtrri me nga një rast.
Prishtina ende vazhdon të jetë në vijën e kuqe dhe me kufizim të orarit të lëvizjes për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhet
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë”. /InLajmi/.