Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.
Autoriteti i Ushqimit dhe Barnave i vendit miratoi regjistrimin e vaksinës në fillim të këtij muaji, shkruan CNN.
Edhe Arabia Saudite ka filluar me vaksinimin kundër koronavirusi, transmeton Klan Kosova.
Arabia Saudite mori dërgesën e parë të vaksinës në 16 dhjetor, me më shumë se 100 mijë njerëz që ishin regjistruar për t’u vaksinuar, tha Ministri i Shëndetësisë Tawfiq Al Rabiah TV shtetëror javën e kaluar.