Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Ai në facebook ka shkruar se sapo ka biseduar me Thaçin ku ky i fundit i ka uruar krishlindjet.
Lekaj ka falenderuar Thaçin për kujdesin që ka treguar!
Postimi i plotë i tij:
Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidentin Hashim Thaqi.
E falënderoj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen.
Uroj që me Presidentin Thaqi dhe luftëtarët e tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë. /InLajmi/