Ish deputeti i LDK-së, Blerim Grainca ka treguar për kriteret të cilat duhet t’i përmbushë kandidati i kësaj partie për kryeministër, përcjell InLajmi.
Sipas Graincës kandidati për kryeministë si kriter të parë e konsideron të jetë rugovist.
Ndërsa sipas tij një kandidat duhet t’i plotësojë 10 kritere kusht për të kandiduar.
Postimi i Plotë i tij:
KANDIDATI I LDK-së PËR KRYEMINISTËR
Duhet që:
1. Të jetë rugovist me bindje dhe unifikues.
2. Të ketë nivel intelektual, moral e kombëtar.
3. Të vij nga shkolla politike e LDK-së, e jo nga ata që janë katapultuar në kryesi të LDK-së.
4. Të mos jetë nga klubi i disa zyrtarëve e qeveritarëve “përfitues e të dyshuar” për korrupsion brenda LDK-së dhe në institucione.
5. Të mos jetë në shërbim të klaneve dhe të partive tjera sikur kanë vepruar disa zyrtarë të lartë të LDK-së.
6. Të mos jetë i ricikluar si një humbës i zgjedhjeve nacionale e lokale në të kaluarën.
7. Të mos ketë qenë pjesë e klaneve, e grupeve parpolitike që e përqan LDK-në.
8. Dikush që e respekton strukturën, aktivistat dhe vendimet e LDK-së.
9. Të njoh dhe respektoj votën qytetare.
10. Ta njoh e të besoj në shtetin e Kosovës. /InLajmi/.