Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e Kuvendit të Kosovës.
Përveç buxhetit, në këtë seancë do të votohen edhe marrëveshjet ndërkomëtare.
Tashmë është e konfirmuar ndërkaq që Partia Demokratike e Kosovës do ta jap votën pro buxhetit për vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, mbetet të shihet nëse do të ketë vota të mjaftueshme për marrëveshjet ndërkombëtare, pasi që për të kaluar të njëjtat, dihen se duhen mbi 80 vota.
Njoftimi i plotë:
Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit
Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 11:00
Votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,
Votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare.