Zyrtari i Partinë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Haki Abazit, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pas reagimit të këtij të fundit lidhur me vaksinimin e serbëve në Mitrovicën e Veriut me vaksinën anti-Covid, përcjell InLajmi.
Ai tha se Haki Abazi po e mbron sovranitetin e Kosovës nga zyra e Beogradit.
Postimi i plotë i tij:
“HAKI ABAZI PO E MBRON SOVRANITETIN E KOSOVËS NGA ZYRA E BEOGRADIT
Është shqetësuese dhe e papranueshme ndërhyrja e Serbisë në vendin tonë, edhe sot përmes vakcinimit të qytetarëve në veri të vendit.
Por, nuk po mundem ta përballoj se kush po na flet për sovranitet.
Po flet për sovranitet Haki Abazi, ish zëvendësi i Albin Kurtit, që së bashku i lejuan mjekët e Serbisë të vinin për menaxhimin e pandemisë dhe që ia pranuan 1,000 teste duke e bërë Serbinë kriminale një shtet solidar në sytë e botës.
Po flet për sovranitet Haki Abazi që gjithmonë ka qenë kundër projektit kombëtar Kosova e Re që e bën Kosovën shtetin më të fuqishëm për energji në Ballkan. Për shkak të tij ka dështuar ky projekt. Haki Abazi ka qenë kundër sepse ka dëshirë që ne ta blejmë rrymën nga Serbia.
Qëllimet e Haki Abazit i dijmë të gjithë. Është shqetësuese se si ky njeri e mbron sovranitetin e Kosovës me shumë gjasa nga ndonjë zyre në Beograd”./InLajmi/