Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Ganimete Musliu tha se u deshën 9 muaj qeverisje pa PDK-në që Serbia të hyjë e të dalë në Kosovë, sipas saj, si “n’bashqe t’babës”, përcjell InLajmi.
Ajo tha se pranimi i testeve për Covid-19 dhe tani vaksinimi që po bënë Serbia në Leposaviç, janë provokime të rënda dhe shkelje e sovranitetit të Republikës.
Postimi i plotë i saj:
“U deshtën vetëm 9 muaj qeverisje pa PDK-në që Serbia të hyjë e të dalë kur të dojë në Kosovë si në bashqe t’babës.
Pranimi i testeve për covid19 dhe tani vaksionimi që po bënë Serbia në Leposaviç janë provokime të rënda dhe shkelje e sovranitetit të Republikës.
Me këtë rast po vërtetohet se VV dhe LDK premtimin për mbrojtje të sovranitetit e kanë farsë dhe propagandë elektorale”./InLajmi/