Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj ka arritur ta rikthejë faqen zyrtare të saj në Facebook, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja në faqen zyrtare të saj, teksa ka treguar se janë bërë gati 2 muaj që prej kur iu mbyll llogaria.
“Pas gati dy muajsh, sot mu rikthye llogaria zyrtare në Facebook. Vazhdojmë tutje…”, ka shkruar ajo.
Haradinajt iu kishte sulmuar llogaria menjëherë pas deklaratave që kishte dhënë për deklaratën e Vuçiqit.
Kryediplomatja e kishte quajtur “këlysh të Rusisë” presidentin e Serbisë, si dhe i kishte dhënë epitete të tjera në reagim.