Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi ka reaguar ndaj fillimit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, përcjell InLajmi.
Ai tha se, njësoj sikurse Qeveria Kurti, edhe Qeveria Hoti ka dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
“Tregoni Haki Abazit se nuk ka dallim në mes të 1.000 testeve që i kishte sjellë Serbia në veri të Kosovë gjatë qeverisë Kurti, me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, gjatë qeverisë Hoti.
Në të dyja raste, koalicionet VV-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë”./InLajmi/