Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas lajmit se Serbia ka filluar vaksinimin e qytetarëve serb në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Bajqinovci ka thënë se me këtë veprim kryeministri në detyrë Avdullah Hoti po e dorëzon sovranitetin e shtetit.
Postimi i plotë i tij:
“Nuk paskemi parë gjë akoma. Ja një formë tjetër e dorëzimit të sovraniteti të këtyre që e kanë gojën plotë sovranitet e integritet. Pas rastit të Karaçevës ku me dy këmbë e për 2 kilometra, xhandarmëria serbe kishte shkelur sovranitetin e Kosovës derisa qeveria koti sillej si struc, sot qeveria e Serbisë paska filluar vaksionimin qytetarëve te Republikës së Kosovës me vaksinat anti-covid.
E institucionet tona ende as vaksionimin për gripin sezonal ende nuk kanë ekzekutuar. Fiks sikur të mos kishim fare qeveri e institucione.
Na ka humbur shumë kohë Gjykata Kushtetuese që iu deshën 6 muaj që ta zyrtarizojë faktin që në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur qeveri. Zgjedhjet të mbahen sa më parë, sa nuk shkuam edhe më shumë poshtë.
PS: Mos e ka plan PDK të organizojë ndonjë konferencë për medie për rast e ta cilësojë si dorëzim të sovranitetit, sepse kundër Qeverisë Kurti i pati marrë dorën konferencave shumë mirë”./InLajmi/