Ish-zv.kryeministri dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e ka quajtur kërcënim për vendin vaksinimin e serbëve në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai tha se ky veprim nga Serbia është shkelje e sovranitetit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
“Vaksionimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përmbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcnim për sigurinë e vendit”./InLajmi/






















