Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se Ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim që 10% i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, përcjell InLajmi.
Kjo, sipas tij, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t’i tërheqin në tërësi 10% e kursimeve.
Postimi i plotë i tij:
I. Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim që: dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit//qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës./InLajmi/