Dikur ndër figurat qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, i kishte shpëtuar një atentati ndaj tij, në qershor të vitit 2000. Disa herë, ish-deputeti i LDK-së, ka thënë se ky atentat, u orkestrua nga Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës, i njohur si SHIK. E gjitha kjo, sipas Salihajt, u bë me miratimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka deklaruar që në burg ndodhen vetëm ata që e kryen atentatin ndaj tij dhe jo ata që e kishin dhënë urdhrin, deklaroi ai në T7.
“Gjykata Speciale ishte një e keqe e domosdoshme. Kishim mundësi ta formojmë vet, apo Këshilli i Sigurimit. Kjo gjykatë, e ka një konotacion që po gjykohet UÇK-ja, por kjo nuk është e vërtetë, sepse po gjykohen individët. Nuk është që këta individët s’kanë bërë krime, sepse e di saktësisht që kanë bërë. Unë jam një viktimë e disa njerëzve të tillë. Për mua janë gjykuar disa njerëz me burg, sepse kanë tentuar të më vrasin për qëllime politike, s’po them se këta janë të pafajshëm, por urdhërdhënësit janë në Hagë”.


















