Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen, për të cilën tha se po jep sinjale që do të hyjë në koalicion me ndonjë parti.
“Tash ka ndërruar situata. Në zgjedhjet e kaluara s’ke pasë parti që PDK-së nuk i ka qitë një X të kuq. Nuk i mbajtën ata këta X – nuk iu shkoi gjatë dhe i hoqën vijat e kuqe. Edhe Vetëvendosje po jep sinjale se me dikë do të bëjë koalicion”.
Hamza nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do të lidhnin koalicion me Vetëvendosjen, por tha se do të presin procesin zgjedhor dhe atë çka do të prodhojnë zgjedhjet, tha Hamza në Klan Kosova.
“Ne nuk i kemi thënë jo asnjë partie, sepse i tillë është sistemi zgjedhor te ne – pothuajse është e pamundur që një parti politike të krijojë qeverinë. Tash e bën situatën edhe më komplekse sepse koalicioni i ardhshëm nuk mund të flasë për 65 vota, por duhet 85”.