Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kampin ushtarak amerikan të “Bondsteel”, ku para ushtarëve amerikanë ka mbajtur një fjalim, teksa ka thënë se SHBA është mik i cili ka treguar përkushtim ndaj Kosovës, përcjell InLajmi.
Ndër të tjera ajo ka thënë se Kosova ka shënuar 12 vjetorin e shtetësisë dhe 21 vjetorin e çlirimit dhe sipas saj askush nuk e kupton më mirë vlerën e lirisë sesa qytetarët e Kosovës.
“Uniforma ushtarake ka qenë ëndërr për shumë qytetarët të Kosovës. Pa mbështetjen e SHBA-së nuk do të ishte i mundur formimi i Ushtrisë së Kosovës. Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, është shprehur Osmani ndër të tjera, ka thënë Osmani. /InLajmi/