Varianti i ri i COVID-19 i cili është përhapur në Britani, është gjetur edhe në Gjermani, kanë deklaruar zyrtarë nga Baden-Ëuerttemberg të Gjermanisë, transmeton InLajmi.
Personi i infektuar kishte arritur në Frankfurt nga Britania më 20 dhjetor për të vizituar të afërmit dhe ka rezultuar pozitiv, shkruan Reuters.
I infektuari ishte marrë nga aeroporti nga familjarë të tij dhe është izoluar që atëherë./InLajmi/