Infermieri Enlirat Duraku ka 16 ditë që po qëndron në grevë urie, duke kërkuar kështu që infermierëve t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës nga 18 euro në 36 euro, si dhe t’u paguhen orët shtesë dhe rrezikshmëria, përcjell InLajmi.
Ai tha se duke qenë se autoritetet nuk reflektuan, nga sot do të refuzojë të pijë edhe ujë.
Postimi i plotë i tij:
“Kolegë të nderuar, qytetar, KM Avdullah Hoti Kryeminister, Ministër Armend Zemaj, Dr.Valbon Krasniqi
Sot është dita e 16-të e Grevës së Urisë, mirëpo nuk reflektuat.
Nga sot as ujë as lëngje nuk do përdori, e ju fleni të qetë, mbani pozitat.
1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,
2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve,
3. Të paguhet rrezikshmëria
Enlirat K. Duraku
Infermier i COVID-19″./InLajmi/