Kryetari i komunës, Bekim Jashari priti në takim Elmedina Buja, e cila heroizmin e familjes Jashari, kishte vendosur që ta marrë si temë diplome në gjimnazin e Baselit në Zvicër, përcjell InLajmi.
Ajo e realizoi këtë temë duke intervistuar Besarta Jasharin dhe dëshmitarë të jerë.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Skenderajt:
“Kryetari i komunës, Bekim Jashari priti në takim Elmedina Buja, bashkë me nënën e saj, e cila heroizmin e familjes Jashari, kishte vendosur që ta marrë si temë diplome në gjimnazin e Baselit në Zvicër.
Elmedina së bashku me nënën dhe bashkëpunëtorin e saj e njoftuan Kryetarin Jasharise për këtë temë diplome ajo kishte hulumtuar duke intervistuar edhe Besarten e edhe deshmitarë të tjerë të luftës sonë të lavdishme.
Jashari tha se përmes këtij hulumtimi, Elmedina njoftoi shoqerinë zvicrane për luftën dhe rezistencën e familjes Jashari si dhe të familjeve të tjera kosovare.
“Ambasadorë të rinj në shtetet perëndimore si Elmedina Buja, i nevojiten Kosovës në mënyrë që të vihet në pah pastertia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kryetari Jashari”./InLajmi/