Nga dita e sotme (24 dhjetor) Shqipëria do të hyjë në një fazë tjetër të masave anti-Covid, ku do të ndalohet lëvizja prej orës 20:30 – 06:00.
Ky vendim u mor nga Komitetit Teknik të Ekspertëve 3 ditë më parë ku thanë de masat e reja do të qëndrojnë aktive deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit, shkruan TCH.
Ndërkohë së fundmi në Shqipëri ka pasur një ulje të lehtë të infektimeve me covid-19.

















