Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku pas aksidentit shoferët e automjeteve janë përleshur fizikisht mes vete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bëri të ditur se lëndime trupore kanë pësuar 2 persona.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pas edhe përleshje fizike mes vete”, ka thënë ai.
Tutje, ai njoftoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 89 aksident trafiku, ku 30 prej tyre ishin me persona të lënduar.