Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka pritur në takim, kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, raporton InLajmi.
Osmani po ashtu sot është takuar edhe me koalicionin Nisma- AKR, si dhe Listen Serbe ku kanë diskutuar rreth afatit të zgjedhjeve.
Ajo pritet të përmbyllë ciklin e takimeve, ku më pas pritet të marr vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /InLajmi/